Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale të cilat u mbajtën me 17 tetor, shkruan Gazeta Metro.
KQZ sot shpalli rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeveb Lokale për Kryetarë të 37 Komunave, të cilat u mbajtën më 17 tetor 2021.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për shpalljen e këtyre rezultateve pas konfirmimeve nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme se këto institucione kanë vendosur për të gjitha ankesat, me përjashtim të çështjes së komunës së Hanit të Elezit, e cila akoma nuk ka përfunduar së shqyrtuari.
Duke u mbështetur në këto rezultate, raundi i dytë i Zgjedhjeve për Kryetarë në këto 21 komuna: Gjakovë, Gllogoc (Drenas), Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamushë dhe Kllokot.