Në ditën e tretë të gjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Venkatesëari Alagendra, mbrojtja e ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi e ka radhën për të bërë deklaratat hyrëse për rastin, raporton Gazeta Sinjali.
Pas saj, fjalën e ka marrë vetë Krasniqi, i cili ka filluar fjalimin me disa fakte rreth jetës së tij, ku ndër të tjera ka thënë se kjo është e domosdoshme për të dëshmuar pafajësinë e tij.
Ish-kryeparlamentari i Kosovës ka rrëfyer dhunën që është ushtruar ndaj tij nga regjimi serb gjatë demonstratave në vitet e 80’ta, ku sipas deklaratës së tij, duart dhe këmbët i kishte gjithmonë të ënjtura nga rrahjet.
Ai është shprehur i lënduar nga përmbajtja e aktakuzës së ngritur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, teksa ka thënë se dëshiron të vdes me dinjitet.
“Nëse në rrugëtimin tim ka diçka që nuk ka logjikë, është aktakuza e ngritur nga ZPS-ja. Përmbajtja e aktakuzës më ka lënduar më shumë sesa torturat mizore dhe dënimi me burg nga regjimi serb e jugosllav. Kam jetuar një jetë me dinjitet dhe dua të vdes me dinjitet”, tha Krasniqi.