Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Skenderaj, pas zgjedhjeve lokale të cilat u zhvilluan të dielën.
Krasniqi me këtë rast ka takuar Fadil Nurën nga Partia Demokratike e Kosovës i cili edhe është fitues i zgjedhjeve lokale në këtë komunë.
Me këtë rast, Memli Kransiqi deklaroi se Drenica ka qenë dhe është zemra e Kosovës dhe se PDK ka qenë dhe është në zemrën e Drenicës.
Kransiqi nuk ka harruar që të falënderojë edhe anëtarin e PDK-së, Sami Lushtaku që sipas tij pati përkushtim të pashoq në kuadër të zgjedhjeve lokale.
Postimi i plotë:
Drenica ka qenë dhe është zemra e Kosovës e PDK ka qenë dhe është në zemrën e Drenicës. Urime të gjithë qytetarëve të Skënderajt për fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës!
Shumë falënderues ndaj punës dhe përkushtimit të pashoq të të gjithë aktivistëve të partisë, të udhëhequr nga kryetari i degës, Sami Lushtaku, të cilët besuan dhe punuan për fitoren e kryetarit të ri të Komunës së Skënderajt, Fadil Nura.
Fadilit i uruam punë të mbarë në zhvillimin dhe transformimin e qytetit të lavdisë sonë kombëtare e historike. Respekt të thellë e të përhershëm për këtë komunë emblematike, e posaqërisht për Prekazin e Familjes Jashari, vendin e lavdisë së përjetshme, që i dha kombit tonë sakrificën e pashembullt, mbi të cilën është ngritur për të qëndruar përgjithmonë liria dhe shteti ynë sovran e demokratik.