Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i është ofruar një ekip i njësisë së mbrojtjes së afërt të Policisë.
Lajmin për tëvë1.info e ka konfirmuar drejtori i komunikimit në PDK, Valmir Klaiqi.
Teksa i njëjti tha se ky vendim është marrë me rekomandim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës,
“Po, me rekomandim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i është ofruar një ekip i njësisë së mbrojtjes së afërt të Policisë”, tha ai.
I njëjti vendim është marrë edhe për kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Lajmin e ka konfirmuar për teve1.info zëdhënësja e kësaj partie, Sibel Halimi.