Pas përleshjes së sontme mes dy deputetëve Frshër Krasniqi nga PSD dhe Xhelal Sveçla nga Vetëvendosje pas përfundimit të emisionit Rubikon në Ktv, Zëri.info ka arritur të kuptoj shkakun e këtij incidenti.
Sipas një burimi të Zëri.info, deputeti i PSD-së ishte tallur me ‘frizurën’ e Sveçlës për çka edhe ky i fundit i ka reaguar ashpër duke kaluar edhe në përleshje fizike.
Frashër Krasniqi i ka thënë Xhelalit frizura po të rrin mirë. Pas këtyre fjaëve ka reagar Xhelali duke e ofenduar dhe sharë Krasniqin. Dhe këtu ka nis përleshja”, ka thënë ky burim për “Zëri.info”.
Kujtojmë se deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besa Gaxherri e cila ishte pjesë emisionit Rubikon e ka konfirmuar për Zëri.info përleshjen mes dy deputetëve. ZERI