Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i ka dërguar letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në lidhje me situatën e krijuar në veri të vendit, duke i shprehur gatishmërinë e PDK-së për të komunikuar dhe harmonizuar veprimet e institucioneve në vazhdimin e ushtrimit të sovranitetit në çdo pjesë të territorit të Kosovës.
Në letër thuhet se situata në pjesën veirore është shqetësuese, me rrezik të përshkallëzimit, ndërsa epilogu nuk është i qartë, raporton teve1.info
Sipas tij, një koordinim i Qeverisë me opozitën dhe harmonizimi i veprimeve institucionale me partnerët ndërkombëtarë është i domosdoshëm.
“Kosovës i duhen veprime të përgjegjshme që e ruajnë stabilitetin e shtetit tonë. Me këtë rast, ju shpreh gatishmërinë e Partisë Demokratike të Kosovës për të komunikuar hapur dhe në vazhdimësi rreth situatës së krijuar në pjesën veriore të vendit, si dhe për të ndihmuar institucionet në vazhdimin e ushtrimit të sovranitetit në çdo pjesë të territorit tonë”, shkruan Krasniqi.
Lexoni më poshtë letrën e plotë të Memli Krasniqit dërguar Kryeministrit Albin Kurti: