Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka quajtur “tuc” kryeministrin Kurti pasi shefi i ekzekutivit tha se s’pranojnë shantazhe për shtesa të mësimdhënësve.
Krasniqi tha se s’ka me kënd të replikojë, pasi Kurti iku nga Kuvendi dhe frikësohet të përballet me deputetët.
“Me kënd me repliku, me këtë tuc, tuc ka le, tuc ka jetu, tuc ka me dalë prej këtushit se ky është tuc që ka ikë prej njerëzve, ka ikë prej sindikatave tash ikë edhe prej deputetëve por ma e rënda është se ky ikë prej të vërtetës. Dul këtu e lëshoi një grusht miza edhe iki, se s’mundet me u përballu me të vërtetën sepse ky e ka veç të vertetën e vet”, tha Krasniqi.
Ai tha se 40 milionë euro që Kurti i përmendi për subvencionim të energjisë ua ka paguar rrymën serbëve në veri.
“Kjo është arsyeja që Kosova ka ardhë në këtë derexhe, kjo është arsyeja që unë kam frikë se ky është duke i besu gënjeshtrave të veta, erdh na tha qysh i ka dhanë 40 milionë euro me e subvencionu energjinë, i ka dhanë 40 milionë euro me ua subvencionu rrymën serbëve në veri”, tha kreu i PDK-së.