Vesel Krasniqi nga Nisma Socialdemokrate ka dhënë një emër të ri për postin e presidentit.
Sipas tij, njeriu adekuat për t’u bërë president është Fatmir Limaj.
“Z. Limaj është një nga figurat më unifikuese të skenës politike në Kosovë, gjithashtu personalitet i njohur në jetën politike dhe historike të Kosovës. Gjatë luftës së viteve 1998–1999 ai ishte ndër komandantët më të shquar në kuadër të Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, shkroi ai.
“Andaj ftojë pozitë dhe opozitë që ta zgjedhin për president të Kosovës njeriun unifikues, i dëshmuar në gjdo etap të zhvillimeve politike në Kosovë”, tha Krasniqi.

