Kryetari i PDK‘së, Memli Krasniqi, së bashku me kandidatin për kryeministër nga kjo parti janë pritur nga qytetarët në Mitrovicë.
Krasniqi duke ndarë pamje nga atje, tha se Hamza është lider i veprave – i dëshmuar.
“Ishim sonte në Mitrovicë dhe bashkë me Bedriun do të jemi në çdo cep të Kosovës. E kjo pjesëmarrje e jashtëzakonshme, konfirmon se Bedri Hamza është Kryeministri më i mirë që Kosova mund ta ketë sot. Sepse, më shumë sesa i fjalëve, Bedriu është lider i veprave – i dëshmuar shumë herë në çdo përgjegjësi institucionale që ka mbajtur.
Koha është për liderë dhe parti të dëshmuara. Koha është ta kthejmë Kosovën në drejtimin e duhur. Koha është ta zhvillojmë dhe integrojmë Kosovën. PDK është gati”, ka shkruar ai në “Facebook”.