Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka reaguar ndaj aksidentit tragjik që ndodhi në Bullgari e ku humbën jetën 46 qytetarë, kryesisht nga Maqedonia e Veriut.
Krasniqi ka thënë se është i tronditur dhe i prekur thellë nga tragjedia në Bullgari.
Krasniqi u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave dhe ka uruar që të lënduarit të shërohen sa më shpejtë.
“I tronditur e i prekur thellësisht nga tragjedia në Bullgari, që mori jetën e 46 qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, bashkëkombësve tanë shqiptarë dhe familjeve të të gjithë viktimave ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta, për shuarjen e më të dashurve të tyre. Përballë kësaj ngjarjeje kaq tragjike, lutemi për shërim të shpejtë të të mbijetuarve dhe për durim e forcë për familjarët e viktimave. Në këtë ditë të rëndë, mendjet dhe zemrat tona janë me të gjithë të prekurit e kësaj tragjedie”, ka shkruar Krasniqi në “facebook”.