Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në DebatPlus i ka dërguar mesazh kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit që mos t’i çoi ftesë sepse nuk ka mundësi që PDK të bëjë koalicion me partinë e tij, shkruan Periskopi.
“Jo. Hendeku mes neve dhe Lëvizjes Vetëvendosje është jashtëzakonisht I madh, jo në kuptimin individual personal, por në kuptim edhe qysh e shohim të kaluarën, e qysh e shohim të tashmën dhe të ardhmen, përvec edhe dallim ideologjik, në kuptim se qysh e shohim vendin, perspektivën e Kosovës, cka mendojmë për sektorin privat ,cka mendojmë për qeverisjen , për raportin me ndërkombëtarët dhe nuk shoh asnjë mundësi. Mundesi për një koalicion mes PDK dhe VV nuk e shoh dhe nuk pres as mem dërgu letër, s’ka nevojë as mem dërgu letër besoj të qartë e ka edhe Kurti për dallimet mes neve”, tha Krasniqi në DebatPlus.