By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Krasniqi: Kurti iu dha edhe një goditje tjetër punonjësve të sektorit publik
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Krasniqi: Kurti iu dha edhe një goditje tjetër punonjësve të sektorit publik

Përditësimi i fundit: February 1, 2023 7:45 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, konsideron se vlera prej 105 euro e koeficientit për pagat është një goditje afatgjate për qytetarët e Kosovës.

- Advertisement -

Sipas Krasniqit, ky koeficient që u bë i ditur sot, nuk është rritje, por mashtrim i qytetarëve të vendit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Ajo që po proklamohet si rritje, në fakt është manipulim dhe lojë fjalësh. Ku thirren në rritje, nuk ka kujdestari, shujta, meditje, bonuse dhe ka mashtrime të krahasimeve bruto dhe neto. Ku nuk ka rritje, ka zbritje të ndjeshme dhe degradim të profesioneve e pozitave të rëndësishme të shtetit”, shkroi Krasniqi në Facebook.

Lideri opozitar tha se ky vendim është një lloj thirrje për rritje të numrit të qytetarëve që duan të largohen nga vendi.

Ai ka përmendur një deklaratë të kryeministrit Kurti në vitin 2018, ku Kurti thoshte se “t’ia rrisësh pagën vetes është hajni, është vjedhje”. Sipas Krasniqit, e bazuar në fjalë të kryeministrit, vetë Kurti në këtë rast ka bërë hajni.

Reagimi i plotë:

Sot, përmes zbulimit të koeficientit të pagave në vlerë prej 105 eurove, Qeveria e Kosovës dhe Kryeministri Kurti i kanë dhënë edhe një goditje tjetër, këtë herë afatgjate, të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që punojnë në sektorin publik.

Për më tepër, pafytyrësisht, kjo Qeveri dhe ky Kryeministër janë në gjendje të mashtrojnë edhe publikisht në lidhje me pagat, përqindjet dhe rritjet që janë bërë.

Ajo që po proklamohet si rritje, në fakt është manipulim dhe lojë fjalësh. Ku thirren në rritje, nuk ka kujdestari, shujta, meditje, bonuse dhe ka mashtrime të krahasimeve bruto dhe neto. Ku nuk ka rritje, ka zbritje të ndjeshme dhe degradim të profesioneve e pozitave të rëndësishme të shtetit.

Para se gjithash, ky vendim i Qeverisë, cënon mirëqenien e qytetarëve të Kosovës, atyre që me punën e tyre të dinjitetshme dhe të palodhshme mbajnë gjallë dhe në këmbë funksionimin e shtetit tonë.

Të gjithë, pa përjashtim, kanë merituar më shumë se sa kjo Qeveri u ka ofruar. Ky vendim, në krahasim me krizën ekonomike dhe inflacionin e madh, nuk u plotëson as për së afërmi nevojat dhe kërkesat e qytetarëve.

Për më tepër, ky vendim është thirrje për rritje të numrit të atyre qytetarëve që dëshirojnë të largohen nga vendi dhe, rrjedhimisht, përcaktim për dëmtimin e ekonomisë dhe funksionalitetit të shtetit tonë.

“T’ia rrisësh pagën vetes është hajni, është vjedhje” – thoshte Kryeministri Kurti me 1 mars të vitit 2018. Ndërsa sot, ai rriti pagën e tij në 1785 euro. Pra sipas gjuhës së tij, ai bëri vjedhje.

Sonte, nëse asnjë qytetar tjetër i vendit, të paktën ai mund ta bëjë gjumin i qetë dhe i lumtur, sepse mirëqenia e tij është përmirësuar.

Fatkeqësisht, për pjesën tjetër të popullit, sonte është vetëm nata e parë e një realiteti të ri e të dhembshëm!

Kuvendi njofton zyrtarisht, vazhdimi i seancës konstituive nesër nga ora 10:00
KQZ: Deri në orën 11:00 votuan 8.58% e votuesve
Nga nesër zgjatet orari i gastronomisë dhe dasmave deri në orën 01:00
LDK dega në Gjilan, organizon tri tubime gjatë ditës së sotme!
Kosova po i kërkon Malit të Zi edhe 33 mijë metra katrorë të Kamenovës
Artikulli i mëparshëm Pagat e kryetarëve të komunave sipas koeficientit të ri, cili është më i paguari
Artikulli tjetër Molliqaj: Radio Televizioni i Kurtit

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.