Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur sërish pas dështimit të 18-të të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Krasniqi tha se edhe sot u pa se LVV dëshiron të vazhdojë agoninë e themelimit të institucioneve.
“Sot patën përpjekjen e njëjtë që të shtyhen këto seanca që të mbahen në kundërshtim me rregulloren një herë në javë por vullneti i partive tjera ishte që kjo të mos ndodh”, tha Krasniqi.
Krasniqi u shpreh se nuk do të ishte fare e gabueshme nëse mblidhemi çdo ditë, ndoshta një presion ndaj njëri-tjetrit që të dilet nga kjo situatë.
“Nuk pres që një gjë e tillë të ndodh për shkak të faktit tashmë të dëshmuar që LVV nuk është e interesuar të zhbllokoj situatën”, tha kryetari i PDK-së.
Ai tutje tha se shpreson që presidentja Vjosa Osmani do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me pyetje kushtetuese sesi duhet të veprohet.