Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për uzurpim të Kuvendit të Kosovës pas dështimit të vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit.
Ai ka thënë se ka pas kushte që të vazhdohet seanca
“Partia që ka dal e para dhe ish-pushteti e uzurpuan një të drejtë kushtetuese që ua jep përmes deputetit të vjetër për me uzurpu seancën. Në mënyrë të organizuar kanë ardhë me blloku seancën. Sot ka pas uzurpim partiak të institucionit përfaqësues të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Krasniqi pas dështimit të seancës.
Ai ka thënë se krejt kjo po ndodh për shkak se LVV nuk i ka votat dhe zvarritja po bëhet për të blerë kohë dhe siguruar votat.