Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Memli Krasniqi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka komentuar zgjedhjen e Dimal Bashës, kryeparlamentar.
Ai u shpreh se nuk e kupton se si VV-ja ka përfunduar nga Hegeli tek Dimali.
“Unë as sot nuk e kam të qartë se si ka mbërri Lëvizja Vetëvendosje nga Hegeli, tek Dimali, por ky është problem moral i tyre”, u shpreh tutje ai.