olitiko
Kronika e Zeze
Gjykimi Special
Sport
10+
Lajme
Krasniqi pas takimit me Kaja Kallas: PDK e gatshme për zgjidhjen e krizës politike
Gazeta10
22 Maj 2025 – 23:13
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, është takuar sonte me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja Kallas, e cila po qëndron për vizitë në Kosovë.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Krasniqi njoftoi se gjatë takimit u diskutua për zhvillimet politike në vend, rëndësinë e stabilitetit institucional dhe përkushtimin për përparimin e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit evropian.
“Znj. Kallas e njoftova se PDK ka dhënë dhe mbetet gjithmonë e gatshme të japë kontributin e saj në zgjidhjen e krizës aktuale politike, si dhe në mbrojtjen e interesit qytetar dhe shtetëror”, theksoi Krasniqi.
Ai shtoi se gjatë takimit ka kërkuar nga përfaqësuesja e lartë e BE-së që të angazhohet për heqjen sa më të shpejtë të masave ndëshkuese ndaj Kosovës, duke e cilësuar këtë si një hap konkret drejt së ardhmes evropiane të vendit.
Kryetari i PDK-së rikonfirmoi përkushtimin e partisë që drejton ndaj vlerave perëndimore, bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe avancimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës.
“Mirënjohës për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme të znj. Kallas për vendin tonë”, përfundoi Krasniqi.