Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka folur pas takimit me Përfaqësuesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Krasniqi njoftoi se me Escobar e Lajçak kanë diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë dhe për rolin e PDK-së karshi këtyre zhvillimeve si udhëheqëse e opozitës në vend, shkruan Reporteri.net.
Krasniqi ka thënë se PDK mbështetë dialogun si mekanizëm për arritjen e marrëveshjes finale gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila siguron njohjen e ndërsjellë, pa cenuar sovranitetin shtetëror, integritetin territorial dhe rendin kushtetues.
“Sot, në Ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë, takova Përfaqësuesin Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Diskutuam për zhvillimet politike në shtetin tonë dhe për rolin e Partisë Demokratike të Kosovës si udhëheqëse e opozitës në vend.
PDK mbështetë dialogun si mekanizëm për arritjen e marrëveshjes finale gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila siguron njohjen e ndërsjellë, pa cenuar sovranitetin shtetëror, intergritetin territorial dhe rendin kushtetues”, ka shkruar Krasniqi.