Sot në 24-vjetorin e rënies të Agim Ramadanit, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se ai është flijuar që kufiri me Shqipërinë të mos mbyllet më.
Krasniqi theksoi se “Katana” ka dhënë shembull se si duhet dhe mbrohet atdheu, përcjell teve1.info
“Përmes jetës dhe veprës, si poet e patriot, Agimi dha shembullin e veçantë se si duhet dhe mbrohet Atdheu. Sot, përmes vargjeve dhe luftës së tij, ai jeton në zemrat e secilit shqiptar atdhedashës. Lavdi të gjithë dëshmorëve të betejës së Koshares, bashkëluftëtarëve të Agimit, që për asnjë moment nuk u stepën në rrugën e shenjtë të lirisë!”, ka shkruar ai në Facebook.
Sot bëhen 24 vjet nga rënia e luftëtarit dhe heroit Agim Ramadani, i cili gjatë luftës u dëshmua si strateg i lartë dhe udhëheqës i dashur për ushtarët.
Po ashtu, ai ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar.