Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka njoftuar se Përparim Gruda do të jetë Koordinator i Departamentit për Drejtësi, në kuadër të “Kabinetit për Qeverisje të Mirë”.
Ai tha se Gruda është profesor i së Drejtës Kushtetuese, Gjyqësisë Kushtetuese dhe Filozofisë të së Drejtës në Fakultetin Juridik të Universitetit të Mitrovicës, ndërsa aktualisht po vazhdon kërkimet shkencore të post-doktoraturës në Universitetin e Grazit në Austri.
Deputeti Krasniqi shkroi se Gruda do të angazhohet për të quar përpara idetë që mund ta përmirësojnë dhe do ta transformojnë sektorin e drejtësisë.
“Të priftë e mbara, Përparim”, përfundoi ligjvënësi opozitar.