Sot në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi priti ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
Në takim u diskutuan zhvillimet e fundit politike, qëndrimet e PDK-së dhe hapat e nevojshëm për tejkalimin e bllokadës politike, në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.
Krasniqi falënderoi ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe për angazhimin e tij në mbrojtje të demokracisë dhe funksionalitetit institucional.