Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se nuk e sheh të mundshme mbajtjen e zgjedhjeve lokale dhe atyre parlamentare në të njëjtën kohë.
Ai ka thënë se mund të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare para atyre lokale.
“Nuk e shohë të mundshme që zgjedhjet lokale dhe parlamentare të mbahen në të njëjtën datë”, ka thënë Krasinqi.
Ai duke folur për ngërçin politik dhe daljen nga kriza ka thënë se të gjitha opsionet janë të pranueshme për një qeveri të re ku nuk është Albin Kurti.
“Mbajtja e zgjedhje parlamentare, para atyre lokale në kuptim teorik është e mundshme, kjo varet edhe nga vullneti i partive politike. Si PDK jemi mundu me pas rol konstruktiv i cili jep rrugëdalje nga kjo krizë, nga ky moçal na ka vendos Albin Kurti dhe VV. Gjitha opsionet janë të pranueshme nëse ato i japi drejtim një qeveri të re ku nuk është Albin Kurti”, ka thënë ai.