Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, ka folur për krizën energjetike, me të cilën po përballet vendi kohën e fundit.
Krasniqi ka bërë të ditur se pos ekspertit gjerman, që tashmë ka ardhur për të parë gjendjen e turbinave dhe rotorit të bllokut B2, deri në rregullimin e tij do të vijnë edhe dy ose tre ekspertë të tjerë, njofton Klankosova.tv.
“Ne zakonisht nuk punojmë me individ. Kompania ‘General Electronic’, që është kontraktuar, është prodhuese e turbinës dhe rotorit dhe është kompani që kemi vazhdimisht kontakt me ta për prishjet që bëhen te ne”.
“Nuk është vetëm një ekspert. Gjatë kohës do të vijnë edhe dy-tre të tjerë”, tha Krasniqi.