Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e festës së Krishtlindjeve.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka uruar besimtarët e besimit katolik në Kosovë.
“Ipeshkvin e urova për festën e madhe të Krishtilndjes, e përmes tij edhe të gjithë qytetarët e besimit katolik në Kosovë. Shëndet, harmoni, paqe dhe shumë begati për ju dhe familjet tuaja.Gëzuar!”, ka shkruar Krasniqi.