Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovës, ku është takuar me Myftiun Naim Tërnava, për t’ia uruar muajin e shenjtë të Ramazanit.
Ai ka thënë se janë pajtuar se është tejet e rëndësishme që, veçanërisht gjatë këtij muaji, të gjithë të ftojmë për më shumë dashuri, paqe, solidaritet e vepra të mira.
Postimi i tij i plotë:
Sot, vizitova Bashkësinë Islame të Kosovës, ku takova Myftiun Naim Tërnava me bashkëpunëtorë, për t’ua uruar muajin e shenjtë të Ramazanit.
Duke uruar agjërim të lehtë e të pranuar, u pajtuam se është tejet e rëndësishme që, veçanërisht gjatë këtij muaji, të gjithë të ftojmë për më shumë dashuri, paqe, solidaritet e vepra të mira.
Me Myftiun Tërnava diskutuam edhe për shumë çështje të tjera me rëndësi për shoqërinë tonë. Myftiun e falënderova për kontributin e vazhdueshëm të BIK-ut në promovimin e harmonisë fetare dhe për shembullin e humanizmit dhe ndihmës konstante për nevojtarët.
Agjërim të lehtë të gjithë agjëruesve!