Shkruan: Valentina Bunjaku-Rexhepi
Vlora Imeri po e bën krenare Kosovën, Gjilanin dhe mua! Vajza e tezës, ka pasur gjithmonë veçantinë, përkushtimin dhe talentin e vet në artet pamore dhe kudo tjetër! Artistja Imeri së fundi po promovon shumë kode tematike nga Kosova përmes fotografive e instalacioneve, në shumë institucione relevante kulturore të Zvicrës! Si aktiviste politike për shumë vjet, drejtuese e Forumit të Gruas së LDK-së në Gjilan dhe ish-kryesuese e Kuvendit Komunal, zemra më bëhet mal kur arrijnë vajzat e gratë e Kosovës, majet e suksesit, e lëre më si Vlora, e cila po përmirëson imazhin e Kosovës në zemrën e mërgatës shqiptare – Zvicër! Vlora më bën shumë përshtypje edhe për artin që krijon: kreative, e thellë, unike, e ndjeshme dhe universale! Shembulli i saj duhet të ndiqet dhe të jetë inspirim!