Ansambli “Gjilani” shpallet fitues i Festivalit Ndërkombëtar “Ballkan Fest” edicionin V, duke marrë edhe çmimet më të rëndësishme të edicionit si:
Çmimi: “Orkestra më e mirë” – Nën dirigjimin e Maestros Burhan Azizi
Çmimi: ”Këngëtarja më e mirë” – Lumturie Shabani Taria
Çmimi: ”Instrumentalisti më i mirë” – Arnis Rexhepi
Drejtuesit e Ansamblit thanë se një falënderim i veçantë shkon për jurinë profesionale e përbëre nga: Prof. Dilaver Kryeziu, Ismet Bexheti, Hidaver Osmani – DIDI dhe koreografi nga Turqia Xhelal Yalçin, si dhe për drejtorin e festivalit Prof. Ilir Latifi, për organizimin e mrekullueshëm.
Përndryshe, në këtë festival morën pjesë ansamble nga Turqia, Bosnja, Shqipëria, Maqedonia e vende të tjera të Ballkanit.
“Faleminderim i madh për Orkestrën Profesionale maestro Burhan Azizi, Flamur Bucaliu, Arzie Jusufi, Reshat Beqiri, Urim Toska, Afrim Leka, Halit Isufi, Fazli Berisha.
Solistët tanë që shkëlqyen në skenë: Lumturie Shabani, Sirije Gagica, Qemajl Musliu, Adnan Leka, Berat Demiri, Eroll Ahmeti, Gramos Daku.
Valltarët tanë të jashtëzakonshëm: Sevdail Sherifi, Enis Ahmeti, Astrit Daku, Labinot Ferati, Lorian Halili, Vesel Veseli.
Grupi i Vajzave :Kanina Emini, Adisa Daku, Albiona Beqiri, Tiara Haziri, Anika Shala.
Grupi Burimor i dha jehonë festivalit me surle e tupan: Behlul Rexhepi,Riza Rexhepi,Ardit Rexhepi, Arnis Rexhepi.
Falënderim me dedikim të veçantë për “Çmimin e Parë” me shumë nder i dedikohet ish-drejtorit të Ansamblit “Gjilani”, të ndjerit Nehat Ferati”.
“Nehat, faleminderit që na mësove të jemi triumfues në çdo skenë e në çdo vend. Shembulli yt do të mbetet përherë udhërrëfyes për ne”, thuhet në njoftimin e Ansamblit “Gjilani.









