Ushtarë tē FSK-së, pas 26 javëve të stërvitjeve, me shumë sukses kanë përfunduar trajnimin e Forcave Speciale.
Ky trajnim mjaft sfidues është realizuar së bashku me Forcat Speciale të Shqipërisë, në terrene të ndryshme në Shqipëri.
Gjatë trajnimit, pjesëtarët FSK-së janë përgatitur për: Lidership, topografi, alpinizëm, përgatitje fizike, taktika speciale, përdorim të eksplozivëve, zbulim special, veprime me Helikopter, njohuri armatimi dhe qitje, shëndetësi etj, ka njoftuar ministri Mehaj.
Trajnimi ka qenë mbyllur, ndërsa me shumë sukses ushtarët e FSK-së kanë arritur ta përfundojnë këtë trajnim sfidues, duke treguar nivelin më të lartë të përgatitjes.