Kreu i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, përmes një letre dërguar ambasadorit të ri amerikan në Kosovë, i ka uruar marrjen e detyrës së re, duke shfaqur bindjen për thellim të bashkëpunimit të ndërsjellë SHBA – Kosovë.
Kreu i Gjilanit ka shprehur gatishmërinë e tij dhe institucionit që udhëheq për thellim e zgjerim të marrëdhënieve duke u shprehur i gatshëm që të punojnë ngushtë mes vete.
POSTIMI:
I nderuari z.Jeff Hovenier
Kam kënaqësinë e jashtëzakonshme t’ua drejtoj urimet e mia më të përzemërta për marrjen e detyrës nga ana juaj si Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Jam i bindur se marrëdhëniet e përzemërta ekzistuese midis SHBA dhe Kosovës do të thellohen më tej gjatë mandatit tuaj si Ambasador. Pres që të punojmë ngushtë me ju në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve dypalëshe për të mirën reciproke të dy popujve tanë.
Juve ju uroj shëndet të mirë, jetë të gjatë dhe lumturi, ndërsa popujve tanë paqe, progres dhe prosperitet të vazhdueshëm.
Ju lutemi pranoni, Shkëlqesi, konsideratën time më të lartë.