Edhe pse në vendin tonë ende nuk është shënuar asnjë rast me koronavirus, qytetarë të shumtë të shqetësuar kanë nisur të blejnë miell, ku në disa qytete e fshatra kanë vërshuar tek fabrikat e miellit.
Por kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, thotë se qytetarët nuk kanë arsye të shqetësohen pasi ka marrë informacione nga të furnizuesit kryesorë se ka sasi të mjaftueshme të miellit, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij pa ndërhyrje:
Me rendesi
– Nga informacionet, prej te gjithe furnizuesve kryesor: Ka sasi te mjaftueshme te miellit, pra nuk ka as arsye per panike, as per rritje cmimesh;
– Per te parandaluar çdo mundesi te çrregullimeve ne treg, Ministria e Ekonomise, duhet te bej verifikim urgjen te rezervave shteterore dhe te pergadis veprime konkrete, per aktivizim te rezerves shteterore;
– Kerkese per shitesit me pakice: Raftat e zbrazet krijojne panike. Beni te gjitha perpjekjet qe raftat te mbushen ne kohe sa me te shpejte, pasi qe ne treg ka produkte te mjaftueshme, per te gjitha kategorite.