Kolona të gjata janë krijuar në hyrje të qytetit të Gjilanit, kolonat arrijnë deri në fshatin Pasjak të Gjilanit.
Një numër i madhë i mërgimtarëve kanë vendosur ti kalojnë festat e fundvitit në vendlindjen e tyre, në disa pamje të siguruar nga Radio Star shihet një numër i madhë i bashkatdhetarëve të cilët kanë vendosur të vijnë në Kosovë për festat e fundvitit, më ardhjen e bashkatdhetarëve nga gurbeti shihet edhe një gjallëri në qytetin tonë.
Kthimi i mërgimtarëve, i bashkatdhetarëve për pushime në vendlindje është shndëruar në një festë jo vetëm për familjet, por edhe për qytetarët në Atdhe, mërgimtarët po i japin një gjallëri vendit me prezencën e tyre në vendlindje.
Festat e fundvitit në Kosovë karakterizohet me ardhjen e shumë bashkatdhetarëve të cilët jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të botës.
Pamje: