Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Njësia në Gjilan, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, kanë zhvillaur një aksion që ka rezultuar me një person të arrestuar dhe sekuestrimin e një shume të parave.
Sipas Policisë, pas ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore, kanë arritur të sigurojnë dëshmi relevante se i dyshuari me iniciale (SH.J.) me datën 05.06.2022 derisa kishte punuar si kamarier në një kafeteri të një fshati të Novobërdës, në fund të orarit, kishte dorëzuar pazarin ditor te pronari në vlerë prej 400€, të cilat para dyshohet se ishin të falsifikuara.
“Lidhur me rastin me datën 06.06.2022 njësia e krimeve ekonomike në Gjilan, kanë sekuestruar përkohësisht 8X50 € =400€, me urdhër të prokurorit të shtetit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit dhe me pastaj është arrestuar i dyshuari i lartcekur me iniciale.
I dyshuari i lartshënuar me veprimet e tij dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Falsifikim i Parasë” neni 296 paragrafi 1 , i kodit penal të RKS-së.
Më datën 06.06.2022, në cilësinë e të dyshuarit, në prezencë të avokatit mbrojtës të caktuar sipas autorizimit është intervistuar i dyshuari (SH.J.) dhe pas përfundimit të intervistës me Aktvendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë“, njofton Policia.