Dardan Krivaça dhe Arbër Sejdiu, nuk kanë pranuar fajësinë për akuzat për vrasjen dhe dhunimin e Marigona Osmanit në gusht të vitit të shkuar.
“S’po thom që jam i pafajshëm, po s’di”, ka deklaruar në Gjykatën Themelore të Ferizajt, Dardan Krivaqa.
Por, avokati i ka ndërhyrë fjalimit të klientit të tij.
“Ne nuk duam të deklarohemi për këtë pikë”, u shpreh mbrojtësi i Krivaçës.
Ndërkohë, i akuzuari tjetër, Arbër Sejdiu, është deklaruar i pafajshëm për veprat që ngarkohet.