Ministria e Mbrojtjes ka shpallur një konkurs me 106 vende të reja pune për kuzhinierë dhe staf përkrahës, për kuzhinat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, raporton Reporteri.
Përmes një postimi në Facebook, kanë publikuar konkursin më në detaje, ku sipas dokumenteve kërkohen 25 kuzhinierë, 23 ndihmës kuzhinierë, 44 shpërndarës ushqimi dhe 16 pastrues të enëvve.
“Njoftim për vende të reja pune: Ministria e Mbrojtjes ka hapur 106 vende të reja të punës në kuzhinat e FSK-së, për këto pozita: Kuzhinier (25), ndihmëskuzhinier (23), shpërndarës ushqimi (42), Pastrues të enëve (16)”, thuhet në postimin e plotë të Ministrisë.