Deputetët e Kuvendit të Kosovës është caktuar të mblidhen sot në orën 10:00 për vazhdimin e seancës konstituive.
Pas gjashtë dështimeve, sot tentohet për herë të shtatë zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.
Procesi ka ngecur për shkak të mospajtimeve rreth kandidaturës së Albulena Haxhiut nga Lëvizja Vetëvendosje, transmeton Klankosova.tv.
Kuvendi ka mbetur i pakonstituuar pothuajse tre muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Klan Kosova pas pak nis Edicionin Special që mbulon zhvillimet e seancës së sotme.