Bëhet e ditur një nismë e re nga Qeveria kroate ofron 26.500 euro për çdo mërgimtar që do të kthehej në Kroaci, si pjesë e një pakete masash demografike për rigjallërimin e vendit.
Referuar televizioneve ndërkombëtare, vetëm një mërgimtar ka aplikuar tanimë një muaj që shpallja është bërë publike.
Ndërkohë, demografi Damir Strmota theksoi për RTL se kjo masë është e dështuar dhe se njerëzve duhet t’u ofrohet diçka më shumë se para për kthimin e tyre.
“Kjo ishte e pritshme, të gjithë thanë se këto janë masa që nuk kanë asnjë efekt real për të kthyer njerëzit. Të rinjtë duhet pyetur pse u larguan? Mbi të gjitha, është çështje ekzistence, pune dhe gjendje e rregullt. Duhet të ofrohet shumë më tepër sesa një masë dhe njerëzit nuk besojnë më në premtime”, tha Strmota.