Shqiponja e shqiptarëve ka arritur të marrë vëmendjen po aq sa vetë botërori i Rusisë.
Me shqiponjë po e festojnë edhe tifozët e Kroacisë arritjen e kombit të tyre në çerekfinale të Kupës së Botës.
Kroacia është bërë skuadra e katërt që ka siguruar çerekfinalen e botërorit, duke mposhtur Danimarkën pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 3:2.
Pas kësaj arritje, festë e madhe është nisur në kryeqytetin e Kroacisë, në Zagreb.
Tifozët kroat gjatë festimit të tyre, kanë bërë edhe shqiponjën e famshme të shqiptarëve, ndoshta si ‘provokim’ për fqinjët serbë.