Pas informacioneve për raste të mundshme ku në zonat urbane dhe rurale uji për pije po shfrytëzohet për mbushjen e puseve, e edhe për ujitje te kopshteve, apo edhe që po keqpërdoret në mënyra të ndryshme, KRU “Hidromorava”, fton të gjithë konsumatorët të e ndihmojnë duke i lajmëruar rastet e keqpërdorimit .
Hidromorava apelon te të gjithë konsumatorët që ujin e pijes mos ta përdorin pa nevojë dhe të mos e keqpërdorin për qëllime të mbushjeve te puseve, ujitjen e kopshteve, larjen e makinave, larjen e trotuareve, të rrugës dhe për ndërtime.
“Apelojmë dhe ftojmë të gjithë konsumatorët të na ndihmojnë dhe të lajmërojnë rastet e keqpërdorimit të ujit se me këtë do të ndihmojnë vetveten, që të kemi një siguri më të madhe në të ardhmen në furnizimin me ujë të pijes.
Inspektorati i Komunës se Gjilanit në bashkëpunim me KRU”Hidromorava” dhe në asistim të Policisë, po vazhdojnë inspektimet në teren 24h, në qytet dhe fshatra, për të parë nga afër zbatimin e vendimit te kryetarit Lutfi Hazirit sa i përket kufizimit të përdorimit të ujit të pijshëm.
Ë të kundërtën gjobat do të aplikohen për keqpërdoruesit e ujit të pijshëm. KRU”Hidromorava” është duke u përballë me thatësirën dhe mungesë të ujit dhe është detyruar të aplikoje restriksione më të mëdha të furnizimit me ujë.
Me respekt
Muhamed Suliqi
Kryeshef Ekzekutiv
KRU “Hidromorava” sh.a