KRU “HIDROMORAVA” SH.A. – GJILAN
APEL
PAGUANI FATURAT E SHËRBIMEVE TË UJËSJELLËSIT!💧
Të nderuar konsumatorë,
➡️KRU “Hidromorava” fton të gjithë konsumatorët që kanë të papaguara dy ose më shumë fatura për shërbime të ujësjellësit dhe kanalizimit që t’i paguajnë ato sa më shpejt⏳️. Në të kundërt, ata do të përballen me ndërprerje të shërbimeve dhe do të shkyçen nga rrjeti i ujësjellësit.🚱
➡️Përveç mundësisë për ndërprerje nga rrjeti i ujësjellësit, lëndët📝e konsumatorëve borxhlinj do të procedohen te Përmbaruesi Privat, ku konsumatorët do të ngarkohen me kosto shtesë për shërbime përmbarimore.
➡️Kompania falënderon të gjithë konsumatorët që janë të rregullt me pagesën e faturave.
➡️Për të vazhduar ofrimin e shërbimeve cilësore, nevojitet ndihma juaj duke kryer obligimet që keni për faturat e shërbimeve të ujësjellësit.
Pagesën e faturave mund ta bëni në:⬇️
➡️• Pikat arkëtuese të Kompanisë (arkat)
➡️• PTK
➡️ Banka dhe Institucione Mikrofinanciare
Për informata shtesë, ju lutem kontaktoni:
☎️Tel: 0800 61 000
✉️Email: info@kru-hidromorava.com
Ju faleminderit!