Njoftim zyrtar nga kompania e ujësjellësit “Hidromorava”
Të nderuar konsumatorë, dëshirojmë të ju informojmë se kompania jonë, Hidromorava, është duke ndërmarrë hapa të nevojshëm për menaxhimin e borxheve të papaguara të konsumatorëve. Ne vazhdojmë dërgimin e verjetjeve tek konsumatorët që kanë borxhe të pa shlyera ndaj kompanisë sonë.
Pas pranimit të verjetjes, ju keni një afat prej 5 ditësh për të kryer pagesën e borxhit tuaj. Ju kujtojmë se nëse nuk kryeni pagesën brenda këtij afati, KRU Hidromorava është e detyruar të ndërmarrë masa të tjera.
🚱Këto masa përfshijnë:
➡️Nderprerjen e lidhjes së shërbimit të furnizimit me ujë nga rrjeti i ujësjellësit.
➡️Inicimin e procedurës përmabrimore.
➡️Inicimin e proceseve në organet gjyqësore.
Ne dëshirojmë të rikujtojmë dhe inkurajojmë të gjithë konsumatorët tanë që kanë borxhe të pashlyera të na vizitojnë në zyrat tona.
Këtu do të gjeni informacion më të detajuar dhe do të keni mundësinë të diskutoni mbi lehtësirat dhe opsionet e ndryshme që ofrojmë për të ndihmuar në shlyerjen e borxhit tuaj.
Ne vlerësojmë klientësinë tuaj dhe jemi të përkushtuar për të ofruar zgjidhje të ndjeshme për situatat financiare të vështira.
Ju faleminderit për bashkëpunimin tuaj!
Me respekt
KRU “Hidromorava” sh.a Gjilan