Më 28.10.2024 Bordi i Drejtorëve i KRU “Hidromorava” Sh.A. mbajti takimin e nëntë (IX-të) të rregullt për këtë vit dhe së bashku me Menaxhmentin e Kompanisë u diskutua performanca e Kompanisë dhe furnizimi i rregullt i konsumatorëve me ujë 🚰.
Pas analizave dhe diskutimeve, Bordi i Drejtorëve unanimisht aprovoi:
● Raportet e muajve gusht dhe shtator 2024✅️;
● Planin e Biznesit për periudhën 2025 – 2027✅️;
Gjatë këtyre muajve fokusi kryesor i Kompanisë ishte furnizimi i mjaftueshëm me ujë i të gjithë konsumatorëve në zonën e shërbimit si dhe si përfundim, bashkarisht u vendos që të vazhdohet me përmirësimin e efikasitetit dhe cilësisë së shërbimeve të Kompanisë si dhe realizimin e suksesshëm të projekteve investive të planifikuara për vitin 2024📈.