Vazhdojmë Përpjekjet për Identifikimin e Kyqjeve Ilegale të Ujit
Ekipet teknike të KRU “Hidromorava” janë në përpjekje të vazhdueshme për të trajtuar sfidën e kyqjeve ilegale të ujit, duke bërë një punë të jashtëzakonshme në këtë drejtim.
Përmes inspektimit të rregullt, kemi arritur të identifikojmë një numër të konsiderueshëm kyqjesh ilegale, të cilat po dëmtojnë sistemin tonë të ujësjellësit.
Andaj, nuk ka justifikim për përdorimin ilegal të ujit, do të vazhdojmë të punojmë me të gjitha kapacitetet tona për të identifikuar dhe ndaluar kyqjet ilegale të cilat përbëjnë një shkelje të rëndë të ligjit.