Mbahet mbledhja e Bordi të Drejtorëve të Kompanisë së Ujësjellësit “Hidromorava” – SH.A në Gjilan!
Të vetëdijshëm për përgjegjësitë që kanë ndaj KRU “Hidromorava”, në një atmosferë të përkushtimit të plotë ndaj misionit të tyre, Bordi i Drejtorëve së bashku me Kryeshefin Ekzekuti dhe Sekretarin e Kompanisë, po punojnë me përkushtim të jashtëzakonshëm për të siguruar që KRU “Hidromorava”, të vazhdojë të jetë një partner i besueshëm dhe i suksesshëm për qytetarët, bizneset dhe institucionet të komunës së Gjilanit dhe të rajonit të saj.
Mbledhja është kryesuar nga Kryesuesi i bordit, Habil Zeqiri, me pjesëmarrjen e menaxhmentit të lartë të Kompanisë, si dhe të anëtarëve tjerë të Bordit, Linda Fazliu, Agim Zeka, Fillorete Gashi Sadiku, Arban Hoxha si dhe Ferdane Tahiri Sylejmani.
Në këtë mbledhje janë trajtuar dhe diskutuar me thellësi të gjitha pikat e rendit te ditës dhe disa çështje kyçe, të cilat i gjeni të bashkangjitura në fund të videos.
Ndërsa në mesin e tyre,është diskutuar shqyrtimi dhe miratimi i Raportit për Muajin Shtator 2023, e cila ka te bëjë me performancën e kompanisë.
Bordi i Drejtorëve është shprehur thellësisht i kënaqur me përparimin e kompanisë gjatë muajve te fundit. Anëtarët e Bordit janë shprehur se raportimi i performancës për muajin shtator është një dëshmi e transparencës dhe përgjegjësisë ndaj konsumatorëve dhe partnerëve të tjerë të kompanisë. Ky raport reflekton përpjekjet dhe punën e palodhur të ekipit të “Hidromorava” për të siguruar që uji i pijshëm të jetë në dispozicion në mënyrë të qëndrueshme dhe të cilësisë së lartë për të gjithë qytetarët.
Po ashtu, është diskutuar raporti për zbatimin e Planit të Veprimit të Ujësjellësit “Hidromorava” dhe inkasimi i borxheve të mëparshme, me ç’rast kryeshifi ekzekutiv, YmerSalihu, është shprehur se janë duke punuar në zbatimin e Planit të Veprimit për të siguruar që burimet ujore të përdoren në mënyrë efikase dhe të zvogëlohet humbja e ujit. Gjithashtu, ka theksuar se inkasimi i borxheve të mëparshme është njëri ndër prioritet e tij dhe që është duke punuar së bashku me stafin e kompanisë për te inkasuar borxhet të cila do të ndihmojë në rritjen e kapaciteteve financiare të kompanisë.
Në fund të mbledhjes, kryeshefi ekzekutiv, Ymer Salihu, ka shprehur një falënderim të thellë ndaj anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të KRU “Hidromorava” për punën dhe angazhimin e tyre të përkushtuar.
Duke theksuar se sukseset e kompanisë dhe përmirësimet e arritura janë rezultat i punës së përbashkët dhe angazhimit të këtij bordi të drejtuesve. Përkushtimi i tyre ndaj misionit të kompanisë dhe qëllimeve të saj është një shembull i mirë për të gjithë ekipin e “Hidromorava.”