NJOFTIM PËR NDËRPRERJE TË PLANIFIKUAR TË FURNIZIMIT ME UJË
📍 Zona: Të gjithë konsumatorët që furnizohen me ujë nga FPU Velekincë
📅 Data: 16 qershor 2026 (e martë)
🕘 Ora: 09:00 – 14:00
Të nderuar konsumatorë,
Ju njoftojmë se më 16 qershor 2026, për shkak të punimeve të planifikuara për pastrimin dhe dezinfektimin e rezervuarit kryesor të ujit në FPU Velekincë, do të ndërpritet procesi i trajtimit dhe furnizimit me ujë gjatë intervalit kohor 09:00–14:00.
Lusim konsumatorët që të sigurojnë sasi të nevojshme të ujit për nevojat e tyre gjatë kohës së ndërprerjes.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.
KRU “Hidromorava” Sh.A. – Gjilan
📞 0800 61 000

