Më 27.08.2025, Bordi i Drejtorëve i KRU “Hidromorava” mbajti Mbledhjen e tetë (VIII) të rregullt për vitin 2025, ku së bashku me Menaxhmentin e Kompanisë u diskutua performanca dhe furnizimi i rregullt i konsumatorëve me ujë 🚰.
Pas analizave dhe diskutimeve, Bordi i Drejtorëve unanimisht aprovoi:
● Raportin e punës për Tremujorin e dytë (TM2) të vitit 2025 ✅️;
● Raportin e punës për muajin korrik të vitit 2025 ✅️.
Në këtë mbledhje u theksua se gjatë muajve të verës, falë menaxhimit të kujdesshëm, Kompania ka arritur të sigurojë furnizim të mjaftueshëm me ujë për qytetarët e zonës së shërbimit 💧. Pavarësisht rritjes së konsumit të ujit për shkak të ardhjes së mërgimtarëve, kërkesat janë mbuluar me sukses duke garantuar stabilitet dhe cilësi në shërbim.
Gjithashtu, gjatë muajit korrik ka vazhduar pa ndërprerje aksioni në të gjithë zonën e shërbimit për uljen e ujit të pa faturuar, identifikimin dhe ndalimin e konsumatorëve ilegalë, si dhe ndërmarrjen e masave të tjera që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e performancës së kompanisë.
Si përfundim, performanca e Kompanisë për këtë periudhë është vlerësuar e mirë, duke dëshmuar përkushtimin për të ofruar shërbime më cilësore për konsumatorët, si dhe për të realizuar me sukses objektivat dhe projektet investive të planifikuara për vitin 2025 📈.