Menaxhmenti i KRU “Hidromorava” pret në takim përfaqësuesit e KFOR-it Turk.
Sot, në ambientet e kompanisë sonë, Menaxhmenti i KRU “Hidromorava” priti në takim dy përfaqësues nga kontingjenti turk i KFOR-it: (Major) Hüseyin Köse dhe (Reshter) Emin Yurtalan.
Takimi kishte karakter njoftues dhe u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe profesionale.
U diskutua për rolin dhe rëndësinë e ujit si burim jetik dhe u shpreh vullneti i ndërsjellë për bashkëpunim të mundshëm në të ardhmen, veçanërisht në fushën e menaxhimit të ujit dhe mbështetjes komunitare.
KRU “Hidromorava” falënderon përfaqësuesit e KFOR-it Turk për vizitën dhe shpreh gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin në të mirë të qytetarëve dhe komunitetit që ne shërbejmë.