📢 NJOFTIM PËR PUNIME NË FPU VELEKINCË DHE NDËRPRERJE TË PËRKOHSHME TË FURNIZIMIT ME UJË
🕗 Ora: 08:00 – 18:00
📅 Data: 04 nëntor (e martë)
Të nderuar konsumatorë,
Në kuadër të investimeve kapitale për përmirësimin e shërbimeve, si pjesë e projektit FLOWS, po realizojmë rehabilitimin e Fabrikës për Përpunimin e Ujit (FPU) Velekincë.
Ky projekt përfshin modernizimin e sistemit të automatikës, zëvendësimin e pompave dhe përmirësime të tjera teknike që do të ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e furnizimit me ujë.
Për shkak të punimeve që do të kryhen, furnizimi me ujë do të ndërpritet përkohësisht në orarin e lartëcekur.
💧 Faleminderit për mirëkuptimin!
Me respekt,
KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan
☎️ 0800 61 000

			








