Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava” ka njoftuar me dhimbje të thellë për ndarjen nga jeta të punëtorit të saj të dalluar, Faton Aliu, nga fshati Livoç i Epërm.
Ai do të mbahet mend si një person i qetë, i dashur dhe i respektuar si nga kolektivi i kompanisë, ashtu edhe nga konsumatorët.
Njoftimi i plotë:
Njoftim mortor
Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë punëtori i dalluar i KRU “Hidromorava” Faton Aliu nga fshati Livoç i Epërm.
Të ndjerin do ta kujtojmë si një djal të qetë, të dashur për të gjithë, i respektuar nga kolektivi i Kompanisë por edhe nga konsumatorët.
Pusho i qetë Faton!