Kompania Rajonale e Ujësjellësit “HIDROMORAVA” ka deklaruar se meqenëse Qeveria e Kosovës ka bërë lehtësimin e masave antiCOVID, tanimë konsiderohet se situata në vend për sa i përket rrezikut nga pandemia është reduktuar dhe se aktivitet shoqërore dhe institucionale i janë kthyer normalitetit sikur në kohën e para pandemisë.
Komunikata e plotë:
Meqenëse Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë lehtësimin e masave epidemiologjike nga Covid-19, konsiderohet se situata në Kosovë për sa i përket rrezikut nga pandemia është reduktuar dhe se aktivitet shoqërore dhe institucionale i janë kthyer normalitetit sikur në kohën e para pandemisë.
Bazuar në Vendimin e ARRU-së , KRU Hidromoravës iu janë hapur të gjitha rrugët ligjore që nga sot të fillojë me shkyçjen e të gjithë konsumatorëve borxhlinj të shërbimeve të ujit.
Pra, përveç bizneseve dhe institucioneve do të shkyçen nga shërbimet e ujit edhe konsumatorët shtëpiak/ individual.
E gjeni të bashkangjitur vendimin e ARRU-së.