NJOFTIM
ORARI I REDUKTIMEVE
28.06.2019
Të nderuar konsumatorë!
Të detyruar nga kushtet klimatike, ku jemi përballur me thatësirë dhe mungesë të ujit, Kru “Hidromorava” Sh.A. është e detyruar të aplikojë restriksione më të mëdha të furnizmit me ujë.
1)Konsumatorët që furnizohen nga FPU Përlepnicë do të ketë reduktime të ujit nga ora 21:00 deri në ora 06:00 të mëngjesit, për arsye se në këtë përiudhë FPU Përlepnicë nuk do të bëjë trajtimin e ujit për pije.
2)Konsumatorët që furnizohen më ujë nga burimi i “Baje”-s Gjilan, do të përballen me reduktime nga ora 00:00 deri në ora 06:00, sepse trajtimi i ujit edhe në këtë pikë do të ndërpritet në këtë interval.
3) FPU Velekincë do të punojë më kapacitet të shtuar të trajtimit të ujit dhe nuk do të ketë fare reduktime duke marrë parasysh se burimet në Velekincë janë në gjendjë të mirë me ujë.
Duke ju falenderuar për mirëkuptim,
kërkojmë bashkpunimin tuaj në kursimin e ujit dhe pagesen e faturave në mënyrë që t’ia dalim së bashku në këtë situatë aspak të lehtë si për kompaninë ashtu edhe për ju konsumatorë të nderuar.
Po ashtu ju njoftojmë se ekipet e inspektimit të KRU Hidromorava së bashku me inspektoriatin dhe Policinë e Kosovës do të ketë inspektime më strikte të keqpërdoruesve të ujit, ku do të ketë gjoba mandatare.
Për çdo informatë shtesë, ju lutem kontaktoni
Tel:044983071, fix:0280326980,
Kujdestaria inaktive :044719813.
Ju faleminderit!