📢 NJOFTIM RRETH GJENDJES SË FURNIZIMIT ME UJË PAS RESHJEVE ATMOSFERIKE TË FUNDIT
Të nderuar konsumatorë,
Ju njoftojmë se, për shkak të reshjeve të vazhdueshme atmosferike, në disa prej burimeve vetanake ekziston rreziku i depërtimit të ujërave sipërfaqësore. Këto burime nuk kanë mundësi të monitorohen vazhdimisht 24 orë, prandaj ju lusim të tregoni kujdes të shtuar gjatë përdorimit të ujit për pije.
Përdorimi i ujit në zonat rurale, posaçërisht në ato që furnizohen nga Stacionet e Pompimit (SP) dhe burimet vetanake, rekomandohet të bëhet me kujdes derisa situata të stabilizohet.
Qyteti i Gjilanit dhe zonat që furnizohen nga impiantet e trajtimit të ujit në Përlepnicë dhe Velekincë janë nën monitorim dhe kontroll të vazhdueshëm 24 orë. Furnizimi me ujë nga këto impiante vazhdon të jetë brenda standardeve të lejuara.
Ndërkohë, në qytetin e Vitisë, i cili furnizohet nga impianti i trajtimit të ujit në Letnicë, për shkak të turbullirës së lartë në burim dhe pamundësisë së trajtimit, prodhimi i ujit është ndërprerë deri në normalizimin e parametrave.
💧 Faleminderit për mirëkuptimin!
Me respekt,
KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan
☎️ 0800 61 000









